Ripërdorimi i kavanozave prej qelqi
Nëse i ruani kavanozat prej qelqi dhe keni një koleksion të madh në shtëpi, ne kemi disa ide sesi mund ti përdorni dhe të kurseni lekët. Fillimisht duhet të hiqni etiketën nga kavanozi duke e lënë në ujë të ngrohtë me ilaç enësh, nëse ka akoma ngjitës vendosni pak vaj gatimi, e lini për pak minuta dhe më pas e lani.
Disa ide:
Mund të përdoren si vazo për lule ose të mbillni erëza.
Mund të ruani produktet e thata si fasulet, makaronat ose orizi.
Mund të mbani erëzat, gjethet e çajit ose dafinës.
Mund të pini ujë ose lëngje.
Mund të ruani ushqimet e mbetura në frigorifer.
Mund të marinoni mishin.
Mund të përdoren për qirinjtë.

Mund të organizoni tavolinën e punës duke vendosur lapsat, stilolapsat ose kapëset e letrës.
Mund të organizoni banjon duke vendosur furçat dhe pastën e dhëmbëve, furçat e makeup-it, pambukun ose lidhëset e flokëve.
Mund të rrisni rrënjët e bimëve pasi janë të tejdukshme dhe mund të ndiqni më nga afër proçesin.
Mund të ruani pajisjet për piktura si: furçat ose bojërat.
Mund të ruani pajisjet e qepjes.
Mund të ruani kujtimet nga pushimet si: guralecët ose guaskat.
Mund të vendosni biskota, reçel ose sapunë që i përgatisni vetë, të vendosni një shënim dhe ti dhuroni si dhurata eko-miqësore.
Mund të ruani maskat që përgatisni në shtëpi.
Mund të vendosni lekët që kurseni.
Mund të bëni turshi perime të ndryshme.
Mund të përgatisni sallatën tuaj të preferuar.
Mund të vendosni citronell gjatë verës për të larguar insektet ose mund të vendosni vajra esencial për aromatizimin e shtëpisë.
Mund të përgatisni mëngjesin në kavanoz (si tërshëra që e përgatisni në mbrëmje dhe e konsumoni në mëngjes).
Kavanozët prej qelqi janë higjenikë dhe ndryshe nga ata prej plastike nuk lëshojnë grimca plastike. Ju mund të jeni krijues dhe të gjeni idenë tuaj duke i dhënë një qëllim të ri përdorimi dhe të krijoni një stil jetese me zero mbetje.
Aleksandra Stambolliu