Ende nuk e njihni rolin e gruas në bujqësi?
Bota ka teknologjinë dhe burimet për të zhdukur urinë, por gjetja e politikave të duhura dhe vullneti për t’i zbatuar ato shpesh shmangen. Për fat të mire, të rinjtë e arsimuar që kryejnë kërkime shkencore të bazuara edhe në praktikë në vende më pak të zhvilluara.
Për shembull, Instituti Ndërkombëtar i Bujqësisë Tropikale (IITA), një organizatë jofitimprurëse kërkimore-për zhvillim, po u jep udhëzime studiuesve që synojnë të lehtësojnë zgjidhjet bujqësore ndaj urisë, varfërisë dhe degradimit të burimeve natyrore në përputhje me qëllimet e organizatës dhe veçanërisht strategjinë e saj kërkimore gjinore.
Mbi 60% e të gjitha grave të punësuara në Afrikën Sub-Sahariane punojnë në bujqësi dhe se gratë prodhojnë deri në 80% të ushqimeve për konsum shtëpiak dhe shitje në tregjet lokale. Megjithatë, këto gra fermerë janë në disavantazh nga një sërë faktorësh. Vetë rregullimet ligjore, politikat, programet e zhvillimit mbeten miopë ndaj steriotipit gjinor, normat e rrënjosura për nënvlerësimit të rolit të gruas në shtëpi po edhe jashtë saj dhe komunitet.
Paragjykimet e natyrës gjinore në sistemin ekonomik, kufizojnë rregullisht qasjen e një gruaje në burime fianciare. Informaliteti që përfaqëson gjithë punën e kontributin e bën atë të pamundur të aksesoj kredi bankare për aktivitetin e saj në bujqësi. Kjo është veçanërisht në rastin edhe gur gratë u mungon toka (që zakonisht u trashëgohet djemve) e cila mund të përdoret si garanci paguese tek gratë marrin hua në bankë. Pa fonde të përshtatshme për investime kapitale, fermeret femra kanë më pak gjasa se burrat të blejnë dhe përdorin pleh, farëra rezistente ndaj thatësirës, mjete mekanike bujqësore dhe mjete dhe teknika të tjera të teknologjisë që rrisin rendimentin e të korrave.
Heqja e barrierave specifike gjinore në bujqësi, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë, jo vetëm që do t’i fuqizonte gratë për të arritur potencialin e tyre ekonomik, por gjithashtu mund të ndihmonte në eliminimin e urisë në mbarë botën. Sipas kësaj organizate, shumica e rreth 820 milionë njerëzve në mbarë botën të cilët aktualisht janë të kequshqyer jetojnë në vende më pak të zhvilluara e të varfëra, aty ku gratë janë çelësi i prodhimit e sigurimit të ushqimit.
Mundësia për të aksesuar në të njëjtat burime dhe arsimim si meshkujt mund të rrisë prodhimin e ushqimit nga gratë deri në 30%, duke eleminuar potencialisht urinë për 150 milion njerëz. Gjithashtu, sipas raportit te FAO-s fitimi i të ardhurave shtesë do t’u mundësonte grave të shpenzojnë më shumë para për kujdesin shëndetësor, ushqimi më të mirë për familjet dhe edukimin e fëmijëve të tyre, investime që mund të prodhojnë rezultate pozitive afatgjata për vetë familjen e gjithashtu komunitetin.