Armata e natyrës në vend të pesticideve
Miliarda dëmtues si karkalecat janë të aftë të shkatërrojnë të korra të tëra vetëm brenda pak minutash. Nuk është çudi që të parët tanë kishin probleme me prodhimet por tani situata është krejt tjetër. Me ndihmën e pesticideve, ne jemi në gjendje të prodhojmë të korra që janë shumë rezistente ndaj dëmtuesve. Sidoqoftë, në vend që të zgjidhin të gjitha problemet, probleme të reja krijohen.
Si të gjitha zbulimet që duken të mahnitshme në fillim; pesticidet kimike duket se ishin përgjigjja perfekte për dëmtuesit e bimëve. Por me kalimin e kohës u kuptua se pesticidet kimike kanë rezultuar të jenë të dëmse për mjedisin e mbi të gjitha shëndetin e njëriu
Ndaj nuk është çështje rastësie që fermerët në shumë vende kanë zgjedhur të përdorin rosa në vend të pesticideve, ashtu siç kanë bërë fermerët e dikurshëm/ Kështu që disa fermerë në Kinë, Japoni, Francë dhe vende të tjera panë përsëri mënyrën tradicionale të kontrollit të dëmtuesve dhe gjetën përdorimin e rosave, si mënyra më efektive.
Një prej tyre është edhe bujku japonez Takao Furuno, 61 vjeç, i cili mbjell grurë dhe oriz në fushat e tij. Ai vendosi të mos përdorte pesticide kimike dhe zbuloi se praktika e lashtë japoneze të përdorimit të rosave në fushat e orizit ishte aq e efektshme ndaj dëmtuesve. Kështu Takao vendosni të rrisë ato për këtë arsye.
Rosat Takaos konsumojnë barërat e këqija dhe insektet, pa shkaktuar dëm në të korrat. Përveç ngrënies së dëmtuesve, ecja e rosave në fushën e bajtosur sjell që përfitime për vetë fushën dhe glasat e tyre janë pleh natyral mjaft i mirë për tokën. Gjithë përvojën e tij, Furuno e hodhi në një libër të quajtur ‘Fuqia e Rosave’ (The Poëer Of Duck) të cilin e botoi në vitin 2000.