Si prosperon korrupsioni në vende të varfëra
Rasti i Angolës pasqyron realitetin e shumicës së vendeve të varfëra nën kapitalizëm. Pas pavarësisë së saj nga Portugalia në 1975, Angola është një nga furnizueset më të mëdha të naftës dhe përfituesit kryesorë financiar të kësaj sipërmarrjeje janë multikompanitë globale perëndimore.
Më shumë se 90% e të ardhurave të Angolës vijnë nga prodhimi i naftës, por pavarësisht pasurisë së saj të naftës, Angola mbetet një nga vendet më të varfëra në botë. Angola përfiton shumë pak nga burimet saja natyrore dhe jetëgjatësia atje është vetëm 51 vjeç e ndërsa fëmijët marrin vetëm 4,7 vjet arsimim.Për më tepër, 23% e fëmijëve të moshës 5-14 vjeç punojnë dhe pothuajse gjysma e popullsisë (43.4%) jeton me më pak se 1.25 dollarë në ditë.
Me një histori korrupsioni të tillë dhe mungesë transparence karshi banorëve të këtij shteti, sfida më e madhe do të jetë sigurimi që fitimet nga aktiviteti i shfrytëzimit të resurseve natyrore të përthithen nga vetë vendasit e jo nga një pakicë tejet e vogël e elitave.