Rritet numri i të papunëve në bujqësi
Bujqësia përgjatë pandemisë edhe pse shënoi një rritje minimale positive edhe pse ishte sektori me ecurinë më të mire gjatë periudhës së andemisë, ka pësuar rritjen më të lartë të papunësisë në vend.
Sipas INSTAT, në total, bujqësia kishte 37.4% të totalit të vendeve të punës, sektori privat jo bujqësor 46% dhe ai shtetëror 16.6%. Por vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, në bujqësi humbën 35 mijë vende pune, në krahasim me fundin e 2020-s, duke dhënë ndikimin kryesor në përkeqësimin e treguesit të papunësisë edhe pse vendi iu gëzua ecurisë positive të ekonomisë përgjatë kësaj periudhe.
Por të dhënat administrative të INSTAT, që dalin në përfundime prej hulumtimeve të shifrave statistikore prej listëpagesave të sigurimeve shoqërore ashtu dhe ato të Anketës së Tregut të Punës, bëjnë me dije se i vetmi sektor që gjeneroi vende të reja pune ishte ai shtetëror, që në prag të zgjedhjeve vijoi të shtonte personelin. Duke e rritur numrin me 9.700 të punësuar, krahasuar me një vit më parë.