‘Bukë Për Krejt’
“Bukë Për Krejt” është inisiativa që ka mbledhur reth vetes të rinjtë në Prishtinë për t’u solidarizuar e ardhur në ndihmë të pastrehëve të qytetit. Vullnetarëve ju duhet të kujdesen për gjithça, që nga mbledhja e ushqimeve, gatimin e tyre dhe pastaj shpërndarjen me biçikleta tek njerëzit në nevojë e të cilët janë pothuaj 200 të tillë që kanë përfituar nga mirësia e këtyre të rinjve cdo muaj.
“Bukë Për Krejt” edhe për muajin shkurt kërkon të rekrutojë të rinj të tjerë për t’ju bashkuar flotës së vullnetarëve të shpërndarjes (shpërndarja bëhët me bicikleta), grupit të gatimit ose/dhe në larjen e enëve. Ndaj nimëtarët e kësaj nisme kanë ënë në dispozicion një link ku çdokush mund të regjitrohet dhe të shoh se cilat janë oraret apo puna më e përshtatshme për të bërë.
Përfitimet e vullnetarizmit kryer nga të rinjtë janë të pafundme ashtu sikur dhe fryma e solidaritetit shpërndarë në qytet tek qytetarë të tjerë. Dëshira për t’I dhënë dorën dikujt me më pak fat se ty është mënyra m e mirë për të zënë kohën e lirë nga të rinjtë që jemi mëuar shpesh të tejmbushin kafenetë me orë të gjatura. Rrjetëzimi i së mirës prej tyre është një nga eventet më të mira qe mund të ketë një qytet!