Rrogozat prej “Thurrje Handmade”

Rrogozi është shkëputur nga koleksioni “Lin” i markës shqiptare “Thurje Handmade”. Bashkëpunimi midis dizenjuesve të rinj shqiptarë dhe dy artizaneve të punimit me grep në qytetin e Korçës, sjell këtë produkt që përqafon një teknikë shumë të njohur të punimit me dorë, punimin me grep, por me risinë e estetikës minimaliste dhe përdorimit të materialeve natyrore.
I përbërë prej litari dhe spangoje 100% lin, veçantia e këtij rrogozi qëndron te përdorimi i një materiali monokromatik që nxjerr në pah bukurinë e teknikës së punimit me grep në trajta nga më të ndryshmet.
Instagram @thurrjehandmade