Rrugicat me materiale të ricikluara nga Xhevo

Xhevo Boseta është artizania sarandiote e cila ka 45 vite që ia ka dedikuar jetën dhe pasionit të saj tezgjahut. Ajo e ka nisur punën duke punuar qilimat me material leshi duke bërë që krijimtaria e saj të zbukuroj shtëpitë e vendasve dhe jo vetëm.
Gjithashtu Xhevo prodhon edhe rugica me një dizenjo mjaft interesante dhe moderne prej materialeve të riciklueshme. Peshqirët e vjetër kthehen në materialin bazë për të krijuar rugica për hotele apo shtëpi të stiluara në mënyrë moderne e stil minimalist. Ndaj këtë verë kur të vizitoni detin e bukur të Sarandës, hidhni dhe një sy nga punishtja e Xhevos për të bërë tuajën një rugicë moderne totalisht “handmade” dhe me materiale të riciklueshme.
Instagram: hand_made_sarande