Rutina minimaliste e një shëndeti të mirë
HILDA GORICA dhe pesë sygjerimet e saj
Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik dhe sporti ju ndihmojnë të mbani në formë jo vetëm trupin por edhë mendjen, e njëkohësisht ju ndihmon të përmirësoni gjendjën emocionale dhe psikologjike. Stërvituni 3-4 herë në javë dhë përpiquni që çdo ditë të ecni për të paktën një orë. Shëtitjet në natyrë dhe ajër të pastër ju shplodhin, ulin nivelin e stresit dhe pakësojnë mundësitë për çrregullime psikologjike.
Kaloni kohë më njerëzit që doni
Socializimi është një nga mënyrat më të mira për t’u ndjerë më të gjallë dhë më të motivuar. Ndani pasionët dhe hobet tuaj me njerëzit që doni. Të dhënit dhe të marrit dashuri ndikon në mënyrë direkte në gjendjen tuaj shpirtërore dhe atë psikologjike; dhe gjithashtu motivon të jemi edhe më aktiv fizikisht. Për më tepër, dihmon në uljen e ankthit, stresit, përmirëson funksionimin e trurit dhë ju ndihmon të jeni më të buzëqeshur.
Një gjumë i rehatshëm
Gjumi është një komponent jëtësor që ndikon drejtpërdrejt në mirëqënien fizike dhe mendorë të çdo njëriu. Një element shumë i rëndësishëm nëse duam të përballojmë ditën me energji dhe motivim. Krijoni një rëgjim të rregullt, pra përpiquni të flini dhe të zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë dhe flini 6-8 orë çdo natë. Gjumi i mirë, redukton nivelet e stresit, forcon sistemin imunitar dhe i jep mundësinë trupit, organeve dhe muskujve të riparohen dhë të jenë gati për rifilluar funksionin normal kur zgjohemi.
Praktikoni mirënjohjen
Çdo mbrëmje para se të flini dhe çdo mëngjes kur zgjoheni mendoni ose shkruani në një bllok arsyet pse jeni mirënjohës gjatë asaj dite apo gjatë asaj përiudhe. Përfitimet e të qënit mirënjohës janë të pafundme. Nëse e mësoni veten të jeni mirënjohës për çdo gjë që keni dhe të rëflektoni mbi gjërat për të cilat ndiheni falenderues, do të përjetoni gjithmonë e më shumë emocione positive dhe energjinë tuaj të mirë do e transmetoni edhe në ambientin dhë njerëzit që ju rrethojnë.