Sa i vjetër duhet të jetë telefoni të quhet i vjetër?
Në një kohë kur teknologjia (dhe jo vetëm) ka pushtuar jetën tonë, hasa disa të rinj që diskuton se cili prej tyre kishte modelin më të ri i telefonit. Pyetja që i bëj vetes është se sa i vjetër duhet të jetë një telefon që të quhet i vjetër?
Nëse mendoni se të rinjtë e njohin aq mirë teknologjinë sa ta kuptojnë vetë se kur një telefon quhet i vjetër, mendoni gabim. Që në fazat e para të dizenjimit të një produkti të ri, parashikohet se sa do të zgjasë ky produkt. Gjithçka është e menduar dhe projektuar paraprakisht. Këto produkte janë ndërtuar për t’u prishur në një kohë të caktuar, kohë kjo që sa vjen dhe po zvogëlohet. Ky quhet vjetërsimi i planifikuar. Për shembull një kompani e prodhimit të telefonave mund të planifikojë që këta telefona të zgjasin vetëm 3 vjet.
Dizenjimi i një produkti me një jetëgjatësi të caktuar, bëhet në mënyrë të qëllimshme që ai të vjetërohet, të funksionojë jo mirë, të ndalojë së funksionuari (kujtoni telefonat që nuk përditësohen më pas njëfarë kohe), ose dalin nga moda (telefonat pëlqehen më të lehtë, më të hollë, më të mëdhenj apo më të vefgjël etj.). Qëllimi është një dhe i vetëm: të vazhdojnë shitjet dhe të bëhen blerje të përsëritura, megjithëse jo për nevojë.
Në një përkufizim në internet, tjetërsimi i planifikuar ishte “Nxitja e dëshirës për të zotëruar diçka pak më të re, pak më të mirë, pak më shpejt sesa është e nevojshme”. Por cila është kostoja e vjetërsimit të planifikuar?
Prodhimi i çdo produkti të ri dhe mosriciklimi i produkteve “të vjetra” ka efektet e veta mjedisore. Kompanive të mëdha nuk do u pëlqente që ju ta rregullonit telefonin, por te blinit të ri, prandaj ata i ndërtojnë produktet me materiale më të vështira për tu ricikluar.
Ajo që ne mund të bëjmë si konsumatorë, është të zgjedhim produkte me jetëgjatësi më të madhe. Kur automjetet japoneze me jetëgjatësi më të madhe hynë në tregun amerikan në vitet 1960 dhe 1970, prodhuesit amerikanë të makinave u detyruan të përgjigjen duke ndërtuar produkte më të qëndrueshme që të rriteshin shitjet. Nëse ne do kërkojmë produkte jetëgjata, edhe prodhuesit do ofrojnë të tilla.
Në këtë mënyrë pasojat mbi natyrën dhe mbi gjendjen tonë psikologjike do të jenë më të vogla.
Pra biseda midis të rinjve, duke njohur pasojat e zgjedhjeve të tyre, do ishte bukur të ishte për telefonat që janë më të qëndrueshem, me më pak pasoja për natyrën. Kjo është moda e re.
Nga @hug.wecanmakeit