Salcë avokadoje, e thjeshtë e me pak përbërës

Një recetë mjaft të thjeshtë na e propozon Bora prej profilit të saj në Instagram. Salca e avokados jo vetëm që është shumë e shëndetshme por edhe mjaft e lehtë për t’u gatitur e me pak përbërës. Ndiqni Hapat dhe do t’I suprizoheni rezultatit:
Përbërësit:
1 avokado
80ml vaj susami
50ml qumësht soje ose orizi
1/2kokerr lime
disa pika Salcë Tabasco
pak kripë.
Në fillim pastroni e priteni në copa të vogla avokadon (sa më i pjekur aq më i mirë) e më pas shtoni me rradhë gjithë përbërësit e listuar. Vndoseni në një frulator dhe masa kremoze e përftuar është një salcë e mrekullueshme avokadoje!
Me shume receta nga Bora ne @boras.life