SAMARA. Çanta elegante me lëkurë mollësh.
Plastika mbetet alterativa e vetme për aksesorë mode “cruelty-free” e që zëvedësojnë lëkurën dhe gëzofin e kafshëve. Por për fat të mirë motrat Samara dhe Salima kanë menduar të sjellin një risi në industrinë e “lëkurës vegane”.
Ato prodhojnë e krijonë çantacilësore dhe luksoze me lëkurë mollësh të cilat merren nga industria ushqimore e përpunimit të mollëve. Kjo inisiativë nisi me një buxhet prej 500$ e të nxitura nga nevoja për të gjetur në treg një çantë elegante, të thjeshtë dhe prodhuar jo nga lëkurë kafshësh. Kompania mori emrin e nënës së tyre të ndjerë, Samara dhe sot kjo kompani prodhon më shumë 70.000 çanta në vit.