Sapun për flokët / Risia e tre artizaneve shqiptare
Sapunët për flokë kanë gjetur gjithnjë e më shumë përdorim në mbarë botën. Kjo sepse zakonisht ato prodhohen në mënyrë artizanale dhe se përbërësit janë krejtësisht natyrale e shmangin plastiken e paketimit. Ja ku po ju sjellim tre lloj nga artizanet shqiptare.
Sapuni për çdo lloj floku nga @natyra.ime
Sapuni në fjalë përveçse përshtatet çdo llo floku por efektet e tij i ka më të dukshme tek flokët me yndyrë e zbokth. Gjithashktu stimolon rritjen dhe trashjen e flokut dhe qetësimin e lëkurës së kokës.Përbërësit: vaj ulliri, vaj kastori, vaj kokosi, vaj orizi, ekstrakt dhe rrënjët e hithrave.
Sapun me hithër dhe farat e zeza nga @handmade.jorean
Mjaftojnë veçse dy përbërës që e bëjnë këtë sapun aleatin më të mirë për luftën e rënies së flokëve, rritjen e shpejt dhe të shëndetshëm të tij dhe ngadalësimin e thinjave.
Sapun me Humë për flokë rrezatues nga nga @huumenatural_al
Gjallëron flokun me sapunin natyral për flokëtë shëndetshëm dhe të hidratuara duke i dhënë jetë dhe volum flokut të thatë dhe të dëmtuar. Stimulon rritjen e flokëve dhe ka përmbajtje të mineralevetë shumta të cilat eleminojnë zbokthin dhe pastrojnë thellësisht skalpin e kokës. Përbërësit: vaji i kokosit , gjalpë shea, vaj jojoba, vaj extra i virgjer, etj