Sapunë të ricikluar në ndihmë të nevojtarëve
Si një advokuese shëmbullore për “vetitë e mira të sapunit”, Dorothée Schiesser beson se sapuni është një nga mjetet më të domosdoshme e dhe me kosto mjaft të ulët për të luftuar përhapjen e infeksioneve serioze dhe për të ulur gjithashtu shkallën e vdekshmërisë, në vende të varfëra.
Kjo është arsyeja pse ajo filloi të mbledhë sapunë nga hotelet luksoze për t’i ricikluar ato dhe ë pas proçesuar ato e rikthyer në sapunë, për të përmirësuar kushtet sanitare për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Këstu Dorothée themeloi SapoCycle (@sapocycle), e cila angazhohet me mbledhjen e sapunëve të përdorur të hoteleve duke i ricikluar dhe kthyer në kallëpe të rinj sapuni. Kjo sipërmarrje jo vetëm i vjen në ndihmë familjeve të varfëra anekënd globit por është edhe një fitore për kursimin e resurseve natyrore për prodhimin e sapunëve.
Deri më tani, ajo ka shpërndarë 150,000 sapunë të ricikluar nga 17,000 kilogramë sapunë të përdorur në Zvicër dhe 9,600 kg në Francë që nga viti 2017. Ata kanë rishpërndarë sapunët e ricikluar për të përmirësuar kushtet sanitare të njerëzve në nevojë në vende si Franca, Zvicra, kampet e refugjatëve në Greqi dhe në fshatrat e izoluar në Madagaskar.
Në 10 vjet, ata shpresojnë se mund të vazhdojnë ta përcjellin shembullin e tyre në vende të ndryshme në mënyrë që më shumë njerëz të përfitojnë prej saj.
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tyre në https://sapocycle.org/