Sapunët me përbërës prej kopshtit të shtëpisë
Anës i lindi shkëndija për të bërë sapë me përbërës natyral nga pasioni për natyrën e bimët, mundësia për t’i rritur vetë ato në kopshtin e saj dhe dëshira për të krijuar produkte porsi sapunët e parë të gjysheve. Të sajat mbajnë emrin “Handmade Jorean”.
Paketimi minimalist dhe në respekt të natyrës për këto produkte të higjenës vetiake kanë ardhur natyrshëm duke iu përgjigjur cilësisë së sapunëve që ajo prodhon.
Përbërësi kryesor i sapunëve të mi është vaji nga ullinjtë e kopshtit të Anës . Hap pas hapi me përkushtim ka krijuar sapunë për kërkesa specifike duke shtuar vajra dhe bimë mjeksore si aloe vera, kamomil, sherebelë, qumësht dhie, rozmarinë , portokall, spirulinë etj.
Ky rrugëtim ka qenë i shoqëruar me shumë vështiresi por krijimi i një klientele të rregullt dhe komplimentat janë shperblimi më i mirë për të.