Sapuni organik dhe dobitë e tij për shëndetin
Një sapun organik është më i shëndetshëm për lëkurën dhe trupin sepse përbërësit e tij janë natyralë dhe e pastrojnë lëkurën butësisht pa e dëmtuar. Sapunët e zakonshëm janë të dëmshëm sepse përmbajnë shkumëzues me bazë nafte, aromë sintetike, ngjyra dhe kimikate që dëmtojnë lëkurën dhe mjedisin.
Disa arsye pse duhet të zgjidhni sapunin organik:
Shumica e sapunëve të zakonshëm vijnë në shishe plastike, e cila mund të jetë ose jo e riciklueshme. Ndërsa sapuni organik vjen në formë të ngurtë dhe eleminon përdorimin e shisheve plastike.
Sapunët e zakonshëm përmbajnë vaj palme, që ka shkaktur shpyllëzime dhe djegie të paligjshme të pyjeve, ka ndotur ajrin dhe ka shkatërruar jetën e egër që jeton në ato.
Sapuni organik nuk dëmton kafshët, nuk përmban yndyrë shtazore, nuk ka kimikate, prodhohet në sasi të vogël dhe mund të personalizohet sipas formës, madhësisë dhe aromave që kërkojnë klientët. Përbërësit janë natyral, nuk kanë mbetje toksike dhe janë miqësorë me mjedisin, të sigurt dhe të biodegradueshëm.
Gjatë procesit të prodhimit të sapunit organik ruhen vetitë antioksiduese të përbërësve. Antioksidantët riparojnë lëkurën, zvogëlojnë inflamacionet dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Niveli pH i tyre është 9-10, sapuni është më i butë me lëkurën dhe nuk e acaron.
Në sapunët e zakonshëm hiqet glicerina për të ruajtur jetëgjatësinë e tyre dhe për t’u përdorur në produkte të tjera kozmetike. Ndërsa sapuni organik është i pasur me glicerinë, e cila përveç vetive pastruese është shumë e mirë për hidratimin e lëkurës.
Sapuni organik prodhohet nga prodhues të vegjël, mbështetja e të cilëve është e rëndësishme për ekonominë sepse lekët e tyre qarkullojnë brenda vendit. Gjithashtu mbështesni prodhues të vegjël që punojnë në interes të mjedisit.
Sapuni i zakonshëm antibakterial përmban substanca dhe kimikate që rrisin rrezikun e kancerit, prekin hormonet dhe ndikojnë sistemin riprodhues. Ndryshe nga sapuni organik ku përdoren antibakterial natyral si vajrat që nuk kanë efekte të dëmshme, përveç pastrimit dhe hidratimit janë aromatik.
Sapuni organik ka veti shëruese falë vajrave, erëzave dhe bimëve që i shtohen. Ato janë pastrues natyral dhe ndihmojnë me problemet e lëkurës si ekzema, aknet dhe djegiet nga dielli.