Sepse zemra ka vetëm atë që ka dhuruar!
Në kohë jo të zakonshme, zemra vigjilente e qytetarëve mund të bëj ndryshime tëjashtëzakonshme, përmes veprimeve të vockla, që në realitet kanë peshë tepër të madhe përkomunitetin.
Pra, ne të gjithë bashkë, mund t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit duke e zgjuarkështu shpresën e pritjes së ditëve më të lehta! Tej të gjitha dyshimeve e frikës që pandemia e rrënjosi nëpër muaj, vërtetë nuk ka mbeturshumë për t’u bërë, e megjithatë prap nuk janë mbyllur portat e mirësisë! Le të themi se:
1. Nëse po punoni nga shtëpia, vaktet e ushqimit përpiquni t’i kërkoni nëpër restaurantetbrenda zonës tuaj, të cilat janë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet që gatuajnëme pasion, kujdes e përkushtim të shtuar!
2. Nëse keni një punë të mirë dhe nuk po rrezikoni të mbeteni pa dy lekë në gjep, bëjinidhurata të dashurëve tuaj! Pra, rrokni produktet e gatitura me dorë; librat eshkrimtarëve vendas; buqetat e luleshitësve nëpër cepat e qytetit; fustanet/ bluzat eqëndisura me pasion nga rrobaqepëset e lagjës ose sapunat bio tek farmacia poshtëpallatit.
3. Mbështetni sipërmarrësitë e rinjë duke i promovuar ata tek miqtë apo kolegët tuaj
4. Cmojeni dhe promovojeni punën e fermerit, bujkut, agronomit, mësuesit a doktorit
5. Nëse biznesi juaj po ecën pa pengesa, jeni fatlum! Falni pakëz me tepër nga tëardhurat për punëtorët! Ose një pako me ushqime për familjarët a fqinjët rrotull!
6. Nëse keni një zanat dhe frymëzimi nuk ju është sosur, ndihmojini bizneset e vogla mekonsulencë falas.
7. Nëse nuk keni asnjë nga mundësitë e lartpërmendura, mos u trishtoni! Jini mirënjohëspër shëndetin që gëzoni dhe mirënjohës ndaj miqve që nuk ju braktisin; ju telefonojnëdhe ju pyesin vazhdimisht në keni nevojë për ndihmë!Janë kohë jo të zakonshme! Duhet durim dhe zemër e bardhë! Njerëzit e mirë kanë vetëm atëqë kanë dhuruar!
Prandaj, ndryshimet e jashtëzakonshme vijnë nga mendja e njeriut që fal, pa u hakërruar! Faldhe falet, për t’ju gëzuar shëndetit dhe jetës!
Nga Fjolla Spanca