Shirita të vjetër kasete për aksesorë mode

Jessica Chuan Yi Xin ka ardhur me disa ide të reja për kasetat e vjetra duke i kthyer shiritat e tyre në tekstile të punuara me dorë, çanta, portofola, veshje, letra për të luajtur dhe postera për mur. Më shumë se 4.6 milion ton mbetje elektronike përfundojnë në landfille dhe me kalimin e kohës kimikatet toksike mund të depërtojnë në tokë ose në atmosferë.
Fillimisht Chuan mblidhte kaseta nga familjarët dhe miqtë e saj më pas nga dhurues nga e gjithë bota. Qëllimi i saj për çantat është ofrimi i produkteve që mund të përdoren çdo ditë nga të gjithë dhe mund të shërbejnë si zëvendësim eko-miqësor i qeskave plastike dhe mund të ripërdoren shumë herë. Eko-avokatja po ndërgjegjëson dhe frymëzon të tjerët për të ricikluar mbetjet dhe për t’ju dhënë qëllime të reja.
Nga Aleksandra Stambolliu