Ç’i kemi bërë Tokës?
Jo domosdoshmërisht duhet të kalojnë shekuj e mijëvjecarë për të kuptuar ‘mbetjet fizike’ e njeriut modern. Panorama është rëqethëse: që nga përpirja e tokës nga plastika, ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve natyrore, shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrore, e deri tek humbja e biodiversitetit dhe numri të specieve të gjalla.
Rreth 130 mijë specie jovertebrore janë zhdukur në katër shekujt e fundit. 70% e agrobiodiversitetit që prej viteve 60-të dhe kemi humbur Gjithashtu edhe shumëllojshmërinë e farave ushqimore e trashëgimninë e tyre. Në qendra te specializura farat autoktone kthehen ne fara hibride. Humbja e agrobiodiversitetit sjell humbje të farave të tyre të origjines e si rrjedhojë humbjen e insekteve, jovertebroreve, zogjve etj.
Ishte vitin 2017, ku 15 mijë shkencetar nga e 184 vende të botës nënshkruan nje letër të hapur për njerëzimin ku kërkonin të sillnin alarmin se çfarë po i ndodh Tokës prej njëriut. Një ndër thirrjet më të forta që këta shkencëtarë bënë ishin faktet se:
uji i pijshëm është reduktuar me 26% për frymë;
zonat e vdekura te oqeanit jane zegjeruar me 75%;
300 milion hektarë pyje të prera për të përfituar tokë bujqësore;
ngohja globale;
rënia e numrit te gjitareve, reptileve, peshqve me 29%.
Thirrje si këto duhet të bëhen masive dhe të shpeshta. Përtë mirën e të ardhmen e njerëzimit.