Shkollat e fëmijëve në pyll? Që ç’ke me atë punë!
“Forest Schools” është inisiativa më e re që vjen nga Britania e Madhe dhe ku fëmijët në shkollë angazhohen në aventura mësimore në natyrë për të zhvilluar përvoja dhe njohuri që vetëm natyra dhe mjedisi i jashtëm arrin t’i përcjell.
Kjo lloj sipërmarrje në dedikim të plotë të mirërritjes së vogëlushve e ka sekretin tek ndikimi që ka natyra drejtëpërdrejtë mirëqënies emocionale dhe fizike të tyre. Mësimet që kanë lidhje me natyrën zhvillohen nga mësues që e dashurojnë dhe adhurojnë natyrën e që janë entuziastë të kalojnë njohuritë e tyre të vegjëlve.
Në këto shkolla mësohet jo vetëm rëndësia e natyrës por edhe sesi ta ruajmë e ta konservojmë atë për gjeneratat që do vijnë. Mësimet zhvillohen duke ekspoloruar dhe zbuluar mjediset natyrore në mënyrë të lirë duke i dhënë nxënësve mundësinë të ndjekin në mënyrë të lirë interesin e tyre dhe më pas duke kaluar tek ta njohuritë e duhura për interesin përkatës.
Kjo shkollë mundëson që çdo nxënës të ndihet i dobishëm dhe të inkurajuar të krijojnë lidhje të forta me natyrën e mjedisin rrethues. Për ta bërë këtë, mësuesit e kësaj shkolle fokusohen në zhvillimin e potencialit të secilit prej nxënësve duke monitoruar në mënyrë të kujdesshme sesi ta kthejnë këtë aventurë në një përvojë të qenësishme për nxënësit.