Shprehje dhe fjalë të urta popullore ruajtur edhe sot prej arbëreshëve
‘Qëndra e Studimeve dhe Publikimeve Arbëreshe’ bën me dije se studiuesi arbëresh Costantino Bellusci ka gjurmuar dhe hulumtuar shprehitë dhe fjalët e urta popullore të cilat janë ruajtur me fanatizëm ndër arbëreshët e Italisë, si pjesë e kolanës së pasur të trashëgimisë kulturore që kanë pasuar nga brezi në brez prej gjashtë shekujsh.
Një pjesë e këtyre shprehive të Komunës së Shën Kostandinit i ka mbledhur autori Costantino Bellusci të cilat i vë në krah të gjegjëseve në italisht. Tek këto shprehje e fjalë të urta vërehet pastërtia e shqipes së vjetër të dialektit të arealit jugor, por edhe ndikimet e italishtes në disa trajta ku nuk ka patur fjalë gjegjëse në shqip.
Më poshtë disa shprehje dhe fjalët e urta që ka mbledhur studiuesi Costantino Bellusci.
- Atë çë mbillan kùarran – Atë që mbjell do korrësh
- Barku plot, këmba lot – Barku plot, këmba lot
- Buka më a ëmbal isht atë çë hahat ma djersë – Buka më e mirë është ajo që nxirret me djersë.
- Fjàla më a mira isht atë çë nëng thuhat – Fjala më emirë është ajo që nuk thuhet.
- Gur gur bëhat mur – Gur, gur bëhet mur
- Helq një e merr di – Me një gur vret dy zogj
- Ish dreq njé Korone – Është tamam një Coronèo (njëri fisnik)
- Ish i egër si kulumbrì – Është i egër si kulumbri (frut i egër)
- Ishte me bithe perdhe – Ishte më këmbë në tokë
- Ku hin dialli nëng hin mjedkun – Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku
- Kur zogji veta e vjen, o stisan o ka folén – Kur zogu vete vjen, ose ka ose po ndërton folenë.
- Kur tjètar nëng ke, ma një plake veta fle – Kur s’ke pulën do hash sorrën
- Kush fle ma qenin, ngrihat ma plèshtat – Kush fle me qenin, zgjohet me pleshta
- Kush nëng ka kocë ka këmbë – Shtrij këmbët sa ke jorganin/ DiasporaShqiptare