Shqipëria në Bienalen e Venecias / Tema: E bukura e fqinjësisë
Për shqiptarët, tre dekada të shkura, fshinjet konsideroheshin shumë të afërt, madje si familje. Kështu, në lagjet e dikurshme përveç lojrave dhe aventurave fëminore rreth e qark shtëpisë, edhe fëmjiët rriteshin me ndjesinë e përkatësisë apo të qenit, të dobishëm dhe të inkurajuar dhe për të lidhje të forta me lagje a komunitetin. Përveçse do duhej ta ngrysnin ditën për ta ndërtuar vetë karrocën me kuzhinita a ta rregullojnë vetë zinxhirin e biçikletës, vogëlushët e dikurshëm kishin dhe punë për të bërë.
Ja për shembull u duhej të blinin gjëra te ushqimorja e lagjes jo vetëm për familjen por edhe komshinjtë e moshuar. Do duhej të lyenin me gëlqere pemët, a të pastronin pallatin aneqosh pa mbikqyrjen e të riturve. Të mbartin drutë e dimrit për gjithë familjet e pallatit si varg milingonash e me radhë punë të tjera që mun t’i kryenin vetë fëmijët e mëhallës.
Me këtë temë do të prezantohet Shqipëria në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, me projektin “Në shtëpinë tonë Apart”. Artistët përmes regjistrimeve filmike risjellin në kujtesë se sa e fortë ka qenë dikur fqinjësia. Në 22 maj në Bienale marrin pjesë 60 vende nga e gjithë bota.
Fqinjësia e vendit tonë pas viteve `90, në çeljen e portave të Shqipërisë, prezantohet në këtë edicioni të 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtar të Arkitekturës nga Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra, Rudina Breçani dhe Thomas Logoreci.
Artistët bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti, prezantuan projektin fitues të zgjedhur një vit më parë, por që për shkak të pezullimit të bienales për shkak të pandemisë së covid 19, do ta vijojë rrugëtimin këtë vit ne 22 Maj.