Shqipful është plot me traditë
SHQIPFUL celebron ndjenjën e përkatësisë në një nga kulturat më të vjetra në Evropë përmes objekteve të cilat kanë simbole kombëtare prej historisë, kulturës dhe traditës së tokës së shqiponjave. Përmes kësaj sipërmarrjeje, Albani dhe Rudina duan t’i kujtojnë vetes se nga vijnë e sa kuptimplote është lidhja që kush më pak e kush më shumë ka me rrënjët.
Ideja për të krijuar një markë veshjesh e aksesorësh me simbole shqiptare filloi në vitin 2018, kohë kur Alban Selami, një shqiptaro-amerikan ishte kthyer për të provuar atdheun që kishte lënë kur ishte i vogël. Përvoja e rilidhja me rrënjët e të parëve duke i rënë kryq e tërthor vendit në zbulim të gjithçkaje që flet shqip.
Po risia e kësaj nisme vjen dhe me vizionin e ndarjes së fitimeve me artistët dhe krijuesit e punimeve për çdo shitje të krijimeve me qëllim mbështetjen dhe promovimin e tyre. Gjithashtu Shqipful i është bashkuar Fondacionit të krijuar prej Lorik Canës dhe të gjitha fitimet e kësaj sipërmarrjeje shkojnë për ndërtimin e qendrave sportive për fëmijë në Shqipëri.
E gjeni në Instagram: Shqipful