Shtatë mënyra për të ndihmuar fëmijën të çojë mendjenn në vendin e duhur
Ndodh shpesh që e ne të rriturit përpiqemi ta heqim mëndjen nga një mërzi apo emocion jo shumë i rehatshëm. I japim vetes mundësinë të merremi me një punë, sa për të hequr mendjen, dalim të ecim për pak orë në natyrë,ose nëse nuk është e mundur duam të rrimë pak minuta vetëm në ballkon. Ajo që ndonjëherë harrojmë, është se fëmijët në të shumtën e kohës ndeshen me këtë luftë emocionesh brenda tyre, gjë që u jep një ndjenjë jorehatie dhe që i bën të reagojnë në atë mënyrën që ne shkurt fare e përkufizojmë “sjellje e keqe”.
Në vend që të rrimë e të shtojmë lëmshin e emocioneve brenda tyre me pyetje të tipit” ç’ke kështu?” “Ti po silleshe mirë deri tani?” Ndalojmë një moment dhe kujtojmë se kemi përpara një njeri që ka të drejtën e tij të reagojë kur nuk ndihet mirë. E drejta jonë si të rritur është që ti ofrojmë një zgjidhje! Një mënyrë shumë e mirë për të shprehur emocionet është edhe vizatimi!
Ndaj ju sugjerojmë se si mund të shmangim tek fëmijët disa emocione jo të bukura duke u i ofruar mundësinë fëmijës të vizatojë! Por ka edhe plot mënyra të tjera që mund t’i ofrojmë të vegjëlve tanë, një shëtitje në natyrë, një film në kinema, një xhiro në dyqanin e preferuar, një punë me lulet dhe baltën në vazo… Pra çdo mënyrë që krijon mundësinë për fëmijën të kuptojë se Ti je atje, krahë Tij, sa herë që ai nuk di se çfarë ka! Ja disa këshilla:
Nëse është i mërzitur, nxite të ngjyrosë me shumë ngjyra një fletë;
Nëse i duhet të përqëndrohet, të vizatojë katrorë,
Nëse e ka të vëshirë të kuptojë diçka, le të vizatojë katrorë;
Nëse është i zemëruar, të vizatarit vija do e ndihmojë,
Nëse është i nevrikosur, grisja e një flete letre do e qetësojë,
Nëse është i lodhur, kërkoi të vizatoj një lule.
Nëse është i trishtuar, vizatimi i një ylberi do e gallërojë.
Burimi nga: Dy çamarrokë dhe një maçok