Shtegu i Poezive – Shtegu që është stisur në vargjet e Ali Asllanit

Jo larg prej qytetit bregdetar të Vlorës në bashkinë e Selenicës, ndodhet fshati Vajzë me një reliev dhe resurse natyrore të larmishme, i cili ofron mundësi për zhvillimin e turizmit të gjelbër e prapë ngelet i pashfrytezuar nga të rinjtë e zonës dhe te gjithë rajonit.
Me nje shtysë të tillë, dhe besimin tek lulëzimi i zonës, Qendra Rinore e Vlorës ne kuadrin e projektit Global Initiative vendosi te përdorte një prej shtigjeve shumë pranë qendrës së fshatit dhe ta kthente në një mundësi per zhvillimin e turizmit. Bëhet fjalë pikërisht për një “shteg poezish” gjate ngjitjes të së cilit jo vetem që ke mundësi të shijosh pamjen dhe ajrin e pastër por dhe të lexosh rreshta nga vargjet e poezive të poetit Ali Asllanit, vendlindja e të cilit është pikërisht fshati Vajzë.
Gjate intenerarit të shtegut, i gjate rreth 2.4 km është e pamundur që të mos shkrepësh fotografi të pamjeve mahnitese në majë të pllajave ku ky shteg kalon, apo te mos rrish pa vizituar dhe shpellat e shumta qe karakterizojnë zonën. Nje experiencë e plotë do të përfshinte dhe patjeter shijimin e ushqimeve te fshatit si djathi dhe gjalpi i fresket.
Gjate rrugëtimit fizik dhe ngjitjes për lartë, nuk ke se sit e mos ndihesh lidhjen shpirtërore me natyrën që të sjell aq prane me vargjet e poetit të madh, ku dashuria për natyrën dhe per vete fshatin kthehet tani në një ndjesi kaq të pastër dhe shplodhëse e cila të largon nga realiteti dhe monotonia e përditshmërisë për disa çaste.