Shtëpi me 1€ – Projekti për të populluar fshatrat e qytetet e braktisura në Itali

Projekti 1€ Houses po aplikohet në disa qytete dhe fshatra italiane me qëllim ripopullimin në disa zona që janë duke u shkretuar, promovon turizmin dhe rigjeneron ekonominë e të gjithë zonës. Fillimisht projekti pati disa vështirësi, por kohët e fundit po fillon të mbështetet gjithmonë e më shumë.
Shtëpitë janë prona të shkatërruara ose në rrezik shembje që kanë nevojë për ristrukturim të madh dhe janë në pronësi të individëve që duan të shpëtojnë prej tyre që të mos paguajnë taksa. Me blerjen e pronës përfiton lehtësi në taksa por duhen përmbushur disa kushte si: ristrukturimi brenda 365 ditëve, 5 mijë € garanci që rimbursohen në fund etj.
Zonat ku aplikohet projekti njihen si zona të papërdorura dhe krijojnë zbrazëti urbane që cilësohen nga vendasit si zona të degraduara dhe të rrezikshme. Në disa raste ato mund të jenë edhe kërcënim për komunitetin, për shkak të paqëndrueshmërisë strukturore. Këto zona mund të rizhvillohen dhe t’u jepet një qëllim i ri, sipas karakteristikave dhe kontekstit urban. Kjo përpjekje rrit cilësinë e jetës së komuniteteve lokale.
Ekzistojnë disa mundësi për të përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën, ose krijimin e zonave të gjelbra për shumë qëllime. Nëse ka ndërtesa të rëndësishme industriale-arkeologjike, ato mund të ri-vendosen duke ruajtur kujtesën historike të qytetit. Në këtë mënyrë, një problem urban bëhet burim rritje, transformimi dhe përmirëson cilësinë e jetës së komuniteteve.
Aleksandra Stambolliu