Shumë punë në bujqësi …por në Greqi!
Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonale kryesisht për punët në bujqësi por jo vetëm. Ndërsa Italia për 17 mijë forcë punëtore. Të parët që preferohen nga të dyja këto shtete janë shtetasit nga Shqipëria të cilët janë edhe grupi më i madh i emigrantëve në vendet fqinje. Ndërkaq me shtetin grek u arrit marrëveshja për heqjen e vizave për punëtorët sezonalë shqiptarë në Greqi më 2 maj 2020. Në fakt, janë të shumtë shqiptarët e interesuar për të punuar gjatë këtij sezoni në vendin fqinj, një tendencë kjo sa vjen e rritet. Parashikohet që 7 mijë deri në 10 mijë shtetas shqiptarë, të mund të punojnë me të drejta të plota në shtetin fqinj.
Së fundmi bëhet publik prej kreut të sindikatës së prodhuesve dhe konservimit të frutave të Greqisë se drafti i ri ligjor u lejon punonjësve sezonalë të punësohen me procedura të përshpejtuara dhe krejtësisht falas. Risia e këtij viti qëndron në faktin se punëdhënësit marrin përsipër sigurimet shëndetësore dhe i aksesojnë ata në skemën e pensioneve. Dhe për herë të parë u mundësohet punonjësve sezonalë të kenë kod fiskal dhe kod sigurimesh shëndetësore, çka u akseson atyre menjëherë shërbim shëndetësor falas. Gjithashtu mundësohet shtyrja automatike e afateve për kontratat 3 mujore, edhe për 3 muaj të tjerë pa qenë nevoja të ribëhen dokumentat dhe pa u kthyer në vendlindje
Greqia pa më të voglën mëdyshje në këto tre dekada ka përfituar nga puna jo vetëm e specializuar e emigrantëve shqiptarë që për hir të së vërtetës pjesa dërrmuese vjen nga zona rurale. Një përfitim tjetër ka për këtë vend ka qenë edhe pretendimet e pakta të kësaj kategorie nga pamundësia për të qenë të dëgjueshëm për të qenë të dëgjueshëm nga çdo zyrë konsullore shqptare në shtetin Helen. E në ngërçin politikave që dështojnë së mbajturi banorët të lidhur me tokën e tyre e gjithashtu për t’i vënë pritë vërshimit të popullsisë rurale drej zonave urbane apo drejt vendeve fshinje, është e nevojshme të ngrihet pyetja edhe se ç’humbet vendi ynë nga kjo marrveshje.