Shkurt mbi bujqësinë në vend

Bujqësia ka një rëndësi të madhe për zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë, duke qenë se kontribuon me rreth 20% në PBB-në e vendit dhe përfaqëson 42% të punësimit të përgjithshëm.
Shumica e pothuaj 350.000 bizneseve bujqësore janë fermerë të vegjël që jetojnë me këtë veprimtari dhe vetëm afërsisht 50.000 shoqëri tregtare janë të orientuara drejt tregut. Gjithsej 95% e 160.000 bizneseve kanë mesatarisht jo më shumë se 10 punonjës. Strukturat e fermave janë të vogla dhe komplekse, me madhësi mesatare prej 1,2 ha dhe të copëtuara në 3 deri 5 ngastra me madhësi dhe cilësi të ndryshme toke.
Aktualisht ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) janë ato që ushtrojnë aktivitetin kryesor në zinxhirin e vlerave për tregun e brendshëm, pra, subjekte fermerë që ua sheshin produktet drejtpërdrejt restoranteve, apo shërbimeve gastronomike si edhe konsumatorëve dhe dyqaneve.