Si na e ndryshoj jetën kryekëput COVID-19

COVID-19 preku të gjitha aspektet e shoqërisë duke krijuar një ndjenjë rreziku për të gjithë, efektet afatgjata të tij ndikuan mënyrën sesi reagojmë dhe të ardhmen.
Rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe shkrirja e akullnajave që mund të sjell miliona baktere të reja ndaj të cilave nuk jemi ekspozuar e shton edhe më shumë rrezikun. Ndodhemi në një moment delikat ku kapacitetet tona dhe të institucioneve publike për të përballuar këtë sfidë janë të dobëta, të pakoordinuara dhe rrisin mosbesimin.
Kriza e zgjatur sjell efekte negative, ndryshon mënyrën e përshtatjes dhe qëndrueshmërisë. Presioni në sistemet shëndetësore është duke u rritur dhe informacionet tona personale ndahen me qeveritë pa miratimin paraprak. Lëvizja e punës, arsimimit dhe shoqërisë në hapësirën dixhitale po përshpejtohet duke ndryshuar mënyrën sesi punojmë, mësojmë dhe veprojmë.
Pandemia nuk diskriminon. Të gjithë mund të prekemi pavarësisht nga klasa, rraca ose kombësia. Sidoqoftë, kujdesi shëndetësor dhe përvoja e izolimit ose sëmundjes ndikohet nga vendndodhja, pasuria dhe mosha. Pandemia ka shkaktuar valë të reja racizmi, ksenofobie dhe izolimi. Përballimi i këtij rreziku që përhapet globalisht dhe me këtë shpejtësi, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar, transparencë dhe qarkullim të saktë të informacionit për të përshpejtuar zgjidhjet.
Nga Aleksandra Stambolliu