Pazarin me zero shpërdorim
Pazari i shtëpisë, e sidomos kur vjen fjala për perimet na është kthyer pothuaj të gjithëve në një ritual: blerje me shumicë më tepër se ç’mund të konumojmë dhe çuarjen dëm një pjesë të pazarit javor. Ndaj një planifikim do të ishte i dobishëm atëherë kur shihet se nuk është e mundshme të konsumohet aq sa shpenzohet. Më poshtë propozojmë disa këshilla, me teper:
Mësoni të bëni një listë pazari
Një listë e blerjeve është e domosdoshme për t’u siguruar që ju blini vetëm atë që ju nevojitet për një kohë të caktuar. Filloni nga bërja e një plani javor të gatimeve që do të përgatisni gjatë javës që vjen duke kontrolluar se çfarë përbërësish keni tashmë në kuzhinë e çfarë ju nevojitet. Listoni gjithçka që ju nevojitet së bashku me sasitë e kërkuara. Pasi të keni dalë për pazar, sigurohuni t’i përmbaheni listës tuaj dhe nuk do i lejoni vetes oferta joshëse e të veçanta t’ju prishi listën tuaj.
Blini prodhime vendore
Padyshim që supermarketet janë të përshtatshëm për blerjen shpejt të gjithçkaje që keni në plan të blini porse tregu i fermerëve ka përparësitë e tij. Prodhimi vendor është më i freskët pasi ka udhëtuar më pak dhe vjen me më pak paketim. Porse mundi për të blerë në treg një pjesë të shpenzimeve të produkteve të listuara në bllokun tuaj të shënimeve, do të shpërblehet teksa do të zbuloni se blerja në këtë vend është më e lirë.
Kujdes nga ofertat!
Mos u tundoni nga ajo që mund të duket blerje e volitshme nga ulja e çmimeve në supermarket të produkteve të perimeve dhe frutave që vijnë në paketime plastike ku mbajnë shënuar gjithashtu edhe datën se deri kur do të përdoren. Së pari, nuk jeni të sigurtë se do mund t’i përdorni ato menjëherë e së dyti, këto produkte mund të mos jenë në listen tuaj dhe nuk keni planifikuar gatime me to, kështu në të shumtën e rasteve do mund të përfundoni duke i çuar dëm këto prodhime.
Blini mallra në paketime të mëdha rifoxho
Blerja e sasive të mëdha të ushqimit në të njëjtën kohë do ju kursej kohë dhe pará e njëkohësisht kursen plastikën dhe materiale të tjera paketuese. Sekreti qëndron në blerjen e atyre ushqime që konsumoni më tepër dhe që qëndrojnë gjatë, si: fasule të thata, oriz, tërshërë, makarona, arra, fruta të thata, dhe erëza, të cilat ju përdorni shpesh. Kur bëni kësi blerjesh me shumicë mos bënisigurohuni që të keni pastruar nga raftet çdo ushqim që kërkoni të blini me shumicë.