Si të jesh stoik
Kurdoherë që shqetësohemi për zgjedhjet tona, sit ë dukemi apo si të duam, ose thjesht si të jemi të lumtur, ne shqetësohemi gjithmonë se si të bëjmë një jetë të mire apo t’i japim kuptim jetës sonë. Filozofi Massimo Pigliucci ofron të rrokim në këtë libër stoicizmin, filozofinë antike që frymëzoi perandorin e madh Marcus Aurelius, duke na udhëhequr e përqëndruar vëmendjen tonë në atë që është e duhur, e qenësishme dhe që ka perspektivë karshi gjithë ato tundime të parëndësishme në jetë.
Duke kuptuar stoicizmin, thelbin e filozofise greke mund të mësojmë t’u përgjigjemi pyetjeve thelbësore jetësore duke sfiduar veten për notuar kundër rrymës. Ky libër është një formë terapie psikologjike për t’u vetëpërmirësuar e për t’ia dalë shmangien tragjedive personale. Pigliucci thotë të qënurit stoik është një përpjekje jo vetëm për t’i qëndrur indiferente ngjarjeve të jashtmë të pavarura nga vetë ne por edhe për të jetuar në mënyrë racionale por edhe virtuoze: në paqe me vete dhe botën.