Si të zgjasim jetën e veshjes

Kujdesi për veshjet mundëson përdorimin e tyre për një kohë të gjatë dhe ul mbetjet. Këtu do të gjeni disa këshilla që do ju ndihmojnë sesi mund të zgjasni ciklin jetësor të veshjeve.
- Shikoni me kujdes udhëzimet në etiketa për procesin e larjes sipas materialit dhe temperaturës. Shmangni dëmtimet gjatë larjes dhe kujdesuni që investimi juaj të zgjas për shumë kohë.
- Mendohuni dy herë para se të lani sepse veshjet dëmtohen, humbasin butësinë dhe ngjyrat.
- Nëse i lani veshjet me ujë të ftohtë dhe përdorni detergjentë të butë rrisni jetëgjatësinë e tyre.
- Veshjet duhen mbajtur të palosura dhe larg rrezeve të diellit që të zgjatet cikli i jetës dhe duhet të shmangen varëset me tel sepse veshjet shtrembërojnë formën e tyre.
- Nxehtësia e tharëses së veshjeve i dëmton ato me kalimin e kohës. Përdorni zbutës gjatë larjes dhe i nxirrni jashtë që të thahen.
- Njollat i dëmtojnë veshjet prandaj i trajtoni sa më shpejt që të mundeni.
- Mos vendosni parfum sepse përbërësit e tij dëmtojnë veshjet prandaj duhen aplikuar përpara se të visheni.
- 1 në 3 konsumator shmang blerjet që kërkojnë pastrim kimik sepse është një proces intensiv kimik që ka ndikim negativ në lëkurën e konsumatorit, veshjes dhe mjedisin.
- Riparoni dëmtimet sapo i vini re që të mos përkeqësohen me kalimin e kohës.
Aleksandra Stambolliu