‘Toka e heshtur’ libri që të hap sytë
Ne duhet të mësojmë të jetojmë si pjesë e natyrës, jo veç saj apo më keq akoma: kundra saj. Dhe hapi i parë është të filloni të kujdeseni për insektet, krijesat e vogla që bëjnë që bota jonë e përbashkët të sillet rrotull.
Insektet janë thelbësore për vetë jetën në Tokë. Janë ato që krijojnë bazën biologjike për të gjitha ekosistemet tokësore. Ato shërbejnë si ushqim për shumë specie të zinxhireve ushqimore, polenizojnë bimët, shpërndajnë farat, ruajnë strukturën dhe pjellorinë e tokës, kontrollojnë popullsinë e organizmave të tjerë dhe sigurojnë një burim kryesor ushqimor për taksat e tjera.
Ndërsa ato bëhen më të pakta, bota jonë ngadalë do të ndalet; natyra do e ketë të pamundur të funksionojë pa to. Duke u mbështetur në hulumtimet më të fundit novatore dhe pej studimit të një jëtë të kësaj çështjeje, Dave Goulson zbulon rënien tronditëse të popullatave të insekteve që ka ndodhur në dekadat e fundit, me pasoja potencialisht katastrofike. Ai argumenton me pasion se të gjithë duhet të mësojmë të duam, respektojmë dhe kujdesemi për miqtë tanë vocërakë.
Toka e Heshtur është një libër që të hap sytë, po aqsa tërheqës e frymëzues dhe është pjesërisht një letër dashurie drejtuar botës së insekteve, një pjesë elegji, pjesërisht një manifest emocionues për një planet më të gjelbër. Gjithashtu ky libër është një thirrje në nivele të ndryshme si për aktorët në politikën qeveritare, bujqësisë, industrisë e njëkohësishtë njerëzve të zakonshëm.
Edhe pse koha po mbaron, ende nuk është vonë që popullatat e insekteve të shërohen. Ne mund të ndihemi të pafuqishëm përballë shumë prej çështjeve mjedisore që shfaqen në horizontin tonë, por Goulson na tregon se si të gjithë ne mund të ndërmarrim hapa të thjeshtë për të ruajtur insektet nga zhdukja dhe për të kundërshtuar shkatërrimin e natyrës.