Simply living well / Një libër për një jetesë të thjeshtë e kuptimplote
Autorja e librit “Simply living well” i pëlqen të mendoj se ky është një libër që gjyshja mund t’ua kishte dhuruar. Ky libër është mbushur plot me këshilla, receta dhe mjekime prej natyrës e duket sikur një gjyshe e mirë ndan ritualet e zakonshme të përditshmërisë por që duket e jashtëzakonshme edhe për ditët e sotme.
Sigurisht, nuk është ajo që e shkroi këtë libër. Ajo e jetoi atë. Sa për Julian, duhej fillimisht të mësonte njohuritë e mënçurinë e një gjysheje, më pas t’i praktikonte ato gjatë përditshmërisë së saj. Pasi arriti të kuptonte gjihë përfitimet e një jetese të thjeshtë, të ngadaltë, të qëndrueshme e kuptimplote, vendosti t’i shkruante të gjithë praktikat që e kishin ndihmuar në këtë stil jetese të re për të.
Motivimi për të shkruar këtë libër ishte dëshira jo vetëm për të ndarë këto njohuri të harruara e tejet të nevojshme edhe sot por edhe si një evokim për të përçuar mençurinë e brezave të shkuar dhe njëkohësisht ndërgjegjësimit ndsj të kujdesurit ndaj Tokës, si një proçes aspak të mundimshëm por që sjell një përmbushje të madhe shpirtërore e financiare gjithashtu.
Ne liber do të gjeni udhëzime dhe frymëzim për të thjeshtësuar jetesën, ngadalësimin e rutinës së përditshme, ide për pundore, këshilla për t’i shpëtuar manisë së konsumizmit, ndërgjegjësimin për përzgedhjen e cilësisë karshi sasisë, dhe jetesën duke kursyer, por pa humbur plotësinë e mjaftueshmërinë e nevojave por që vijnë në respekt dhe harmoni me burimet natyrore.
Jo vetëm për çdo cep të shtëpisë tuaj, por edhe plot këshilla e sugjerime janë rezervuar për kuzhinën, pastrimin, mirëqenien, tualetin dhe kopshtin. Do të mësoni mënyra për të eleminuar paketimin e kotë, si të eleminoni përbërësit e dëmshëm në shtëpinë duke e zëvendësuar me uthullën e mollës e cila vjen me kombinime të ndryshe për qëllime të ndryshme pastrimi.
Do mësoni si të bëni topthat e tharjes prej leshit, mbulesat tuaja të tavolinës e kuzhinës dhe çanta të prodhuara me rroba, çajra bimorë, tinktura, balsam, dhe më shumë, plus receta si për shembull qumësht prej arrave të thata, lëngje perimesh, salcë sallate, pastë dhëmbësh, shpëlarës goje me përbërës natyral.
Një seksion mbi kopshtarinë e kuzhinës do t’ju frymëzojë të rriteni dhe ruani ushqimin tuaj ndërsa kujdeseni dhe lidheni me botën natyrore pikërisht jashtë derës tuaj.
Për të porositur një kopje të këtij libri, mund të klikoni këtu.