Rraskapitja e Sipërmarrjeve të ndershme në Shqipëri
Tranzicioni i gjatë për një ekonomi tregu të mirëfilltë ka sjell sfida të mëdha për atë pjesë të popullsisë që zgodhi të investojë financiarisht, qe pas rënies së komunizmit e në vijim në Shqipëri. Për shkak të izolimit të gjatë e papërvojës në fushën e biznesit, mungesës së një shtrese të mesme të konsoliduar, apo paaftësia e vullneti i një klase politike e aftë për reforma rrënjësore për një zhvillim modern ekonomik, janë pak nga tabloja e vështirësive që sipërmarrësit e rinj u hasën që në gjenezë të kriimit të biznesit të tyre, biznes të cilit i mungojnë lidhjet dhe investimi financiar i dyshimtë.
Sipas Trading Economics, sot Shqipëria renditet e 82-ta nga 190 vende në botë për lehtësirat ofruar bizneseve e nuk ka pasur asnjë përmirësim këto dekada tranzicioni veçse keqësim. Bizneset e reja karakteriohen nga mungesa e diversifikimit të shërbimit apo produktit të ofruar dhe zakonisht janë më të shumta në numër në zonat urbane. Sipas sipërmarrësve një pengesë e madhe për mirëvajte e punës është mungesa e efiçencës së administratës për të dhënë shërbim e mbështetje para se të penalizohen për probleme e mangësi.
Korrupsioni është një nga problematikat më të mprehta që biznesi vogël has në vend, pranuar ky fakt prej 82% të rasteve nga numri i bizneseve në studim, sipas Kombeve të Bashkuara. Pse korrupsioni është si “graso për ingranazhet” është për disa arsye: përshpejtimi i proçedurave (39.1 %) në të kundërt burokracitë do ta vononin çështjen pa shkak. Mikmarrja funksionon gjithashtu për ta finalizuar me sukses një kërkesë a nevojë legjitime (16.8%), për ta trajtuar më mirë çështjen (7.2 %) dhe uljen e kostove të proçedurave standarte (6.6 %).
Informaliteti është një problem aq i njohur dhe i pranuar gjerësisht si e natyrshme në vend e si një mënyrë për të plotësuar nevojat ekonomike. Sipas Bankës Botërore, rreth 36% e PBB vjen nga tregu informal i punës. Gjysma e të punësuarve punojnë në informalitet, pjesa dërmmuese e tyre në bujqësi.
Një problematikë tjetër shfaqet mungesa e politikave të mirëfillta të shtetit. Sipas një studimi kryer së fundmi, rreth 84 % e bizneseve mendojnë se shteti ka një rol të rëndësishëm e duhet të ndërhyj si rregullator i tregut lirë si dhe i politikave të konkurueshmërisë. Konkurenca e pandershme dhe paqartësia në legjislacionin që rregullon aktivitete ekonomike janë faktorë që ndikojnë negativisht në rrjedhjen normale të aktiviteti normal të një biznesi në Shqipëri. Pa lënë mënjanë mungesën e stabilitetit politik në vend.