Sistemi që kthen ujin e detit në ujë të pijshëm
Njerëzit janë përpjekur ta kthejnë ujin e detit në ujë të pijshëm për mijëra vjet, por proçesi zakonisht nuk është efikas, kërkon shumë mund dhe financiarisht vjen me kosto të larta e bëhet i përballueshëm, sidomos për vende pak të zhvilluara. Por sipërmarrësi komunitar Hayes Barnes zhvilloi një sistem të qëndrueshëm të shkripëzimit duke përdorur energjinë diellore.
Hayes Barnard themeloi GivePoëer (@givepoëerfoundation) në 2013, një organizatë jofitimprurëse me qëllim që të përdorë teknologjinë diellore për të lehtësuar varfërinë duke siguruar ujë të pastër dhe sisteme energjie në komunitetet në të gjithë botën. Sistemi i shkripëzimit, i cili filloi të funksionojë në zonën bregdetare të Kiunga, të Kenias në korrik 2018, mund të krijojë 75,000 litr ujë të pijshëm të freskët çdo ditë.
Sistemi i mikro-rrjetit diellor që GivePoëer ka krijuar mund të prodhojë pothuajse 20,000 litra ujë të pijshëm të freskët çdo ditë – mjaftueshëm për 35,000 njerëz. Ai mbështetet në bateritë Tesla për ruajtjen e energjisë dhe përdor dy pompa paralele në mënyrë që sistemi të mund të funksionojë në çdo kohë, edhe nëse një pompë kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme. Në të ardhmen, Barnard parashikon një njësi më të vogël të shkripëzimit diellor në stilin modular që do të përdorte një pompë të vetme dhe një rrjet diellor 15 kilovat me tre bateri Tesla.