Sistemi ushqimor botëror – Uri për ndryshim
Mbi 800 milion njerëz vuajnë nga kequshqyerja ndërkohë 1/3 e ushqimit të prodhuar ose 1,3 miliardë ton çohet dëm. Duhet të kujdesemi për sasinë e ushqimit që shpërdorojmë sepse është një problem që prek mjedisin, ekonominë dhe sigurinë ushqimore.
Deri në vitin 2050 popullsia do të arrij 9 miliardë dhe prodhimi i ushqimit do të rritet me 70% për të përmbushur kërkesat. Ndërkohë gjatë 1 viti shpërdorohen 30% drithëra, 40-50% fruta dhe perime, 20% mish, bulmet dhe 35% peshq.
Në vendet në zhvillim 40% e humbjeve ndodhin gjatë korrjes dhe përpunimit ndërsa në vendet e industrializuara më shumë se 40% e humbjeve ndodhin gjatë shitjes për shkak të pamjes.
Të mbjellat ndonjëherë nuk korren sepse nuk përmbushin cilësinë e dyqaneve, e cila përcaktohet nga pamja. Humbja e ushqimit gjatë korrjes dhe ruajtjes sjell humbje të ardhurash për fermerët e vegjël dhe çmime më të larta për konsumatorët.
Humbja e ushqimeve shpërdoron burimet si: uji, toka, energjia, fuqia punëtore dhe kapitali. Uljet në supermarkete shkaktojnë sasinë më të lartë të humbjeve të ushqimit pasi nxisin blerje që nuk janë të nevojshme. Gjatë 1 viti mbetjet për frymë nga konsumatorët në Europë dhe Amerikën e Veriut përbëjnë 95-115 kg dhe 6-11 kg për Azinë Jugore dhe Juglindore.
Këto fakte tregojnë se duhet të mbështesim fermerët dhe të ulim sasinë e ushqimeve që çojmë dëm ose të mësojmë sesi mund t’i ripërdorim.
Aleksandra Stambolliu