Arti i të jetuarit në mënyrë të ngadaltë fillon prej shtëpisë
Nuk ka një përkufizim universal të konceptit të jetesës së ngadaltë, por pak a shumë çdokush e di ç’do të thotë. Është një mënyrë e të jetuari me një qëllim dhe të kesh parasysh se çfarë po bën dhe pse. Është mënyra sesi i bën gjërat e fjalët që përshkruajnë ato, si: thjeshtë, rehati, harmoni, ngadalë, qetësi ngrohtësi, e me një gëzim që s’të ndahet prej shpirti e shpesh të gjitha këto lidhen me njëra-tjetrën. Për mos harruar më pas aktivitete si leximi, pirja e çajit, gatimi, ecja, punimet me dorë, kopshtaria dhe fotografimi që e ngjallin këtë ndjesi: të jetuarit me ritme të ngadalta por gëzueshëm.
Jetojmë në një epokë që ecën e ndërthuret me ritme të shpejta, është më shumë se kurrë e rëndësishme dhe e nevojshme të qëndroni të lidhur me gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju. Të jemi të vetëdijshëm për kohën e çmuar. Më poshtë do të gjeni disa sugjjerme në lidhje me bazat e jetës së ngadaltë. Mësoni rreth mënyrave të thjeshta për të ftuar më shumë gëzim, qetësi dhe thjeshtësi në jetën tuaj në këtë udhëzues fillestar për të jetuar ngadalë duke e nisur me vendbanimin tuaj.
Shtëpia juaj është streha juaj e sigurt, arratisja nga bota e xhurmshme dhe vendi ku ripërtërini veten. Bëjeni sa më komod të mundeni! Zakonisht më shumë gjatë ditëve me shi dhe netë të gjata dimri, shtëpia tradicionalisht konsiderohet streha ku familjet mblidhen për të rimarrë kohën e humbur me ta. Kur kërkoni rehati jashtë shtëpisë, shpesh gjendet në vende që na kujtojnë një shtëpi komode: me ndriçim të butë, mobilje të rehatshme dhe një ambient të këndshëm. Këtu janë disa këshilla se si mund ta ktheni me lehtësi shtëpinë tuaj në folenë tuaj të jetes se ngadaltë.
#1 – Lëreni të hyjë drita e diellit në shtëpi
Hapni perdet dhe dritaret tuaja dhe mirëpritni dritën dhe ajrin e pastër. Nuk ka mënyrë më të shpejtë se të ndieni diellin e dritën në shtëpi. Siguroni kështu dhe dozën e vitaminës D.
#2 – Përdorni ndriçim të ngrohtë
Ndriçimi i ngrohtë krijon një atmosferë rehatie. Ulni dritat kur është koha për t’u qetësuar. Sigurohuni që keni burime të shumta të dritës së ngrohtë në vend të një dritës tejet të ndritshme e të fortë. Shtoni zbehje për të rregulluar ndriçimin sipas disponimit ose aktivitetit tuaj. Dhe ndizni qirinj, shumë qirinj!
#3 – Qëndroni pranë oxhakut
Nëse keni një oxhak, mos hezitoni ta përdorni! Është një vend ideal për t’u ulur në heshtje vetëm ose për të kaluar kohë me të tjerët, për të parë zjarrin dhe për të ndjerë komoditetin dhe ngrohtësinë. Në verë mund të shijoni zjarrin jashtë, duke ndërtuar një zjarr në oborrin tuaj, në plazh, në kampin tuaj. Era e drunjve të djegur do t’ju kujtojë gjithmonë këto momente të lumtura.
#4 – Zgjidhni mobilimin komod
Mundohuni të keni një mobilim jo të rëndë. Aq sa nevojitet për të shmangur rrëmujën dhe organizuar sendet. Mos harroni të mbështillni veten në ngrohtësi dhe butësi me disa batanije e jastëkë të lehtë në divanin tuaj komod për të lexuar apo pirë një filxhan çaj. Zhytuni në rehati dhe kërkoni qetësinë e shpirtit tuaj.
#5 – Fokusohuni tek ngjyrat neutrale dhe materialet natyrore
Qndroni besnikë ngjyrave neutrale dhe të ngrohta si gri, krem dhe ngjyrë kafe. Nuk ka vend për ngjyra tepër të ndritshme ose të ftohta nëse doni të krijoni një ambient të për një jetë të ngadaltë e të paqtë. Ju mund të shtoni ngjyrë përmes aksesorëve tuaj dhe t’i ndryshoni ato me stinët. Ato më të errëta për dimër, më të lehta në verë. Përdorni dru për mobilje ose aksesorë dhe luani me tekstura të ndryshme.
#6 – Krijoni cepin tuaj të rehatisë
Krijoni të paktën një vend në shtëpinë tuaj kushtuar relaksit. Mund të jetë një kënd leximi, një banjo mbushur me qirinj e bimë në vazo për një banjë relaksuese në vaskë ose ndoshta edhe dhomën tuaj për të lënë botën pas krahëve dhe për të rimbushur veten.
#7 – Shtoni gjelbërim
Shtoni pak gjelbërim në shtëpinë tuaj. Bimët e shtëpisë kanë një efekt qetësues, pastrojnë ajrin dhe janë shumë dekorative. Bëjeni zakon të keni disa lule të freskëta në shtëpinë tuaj çdo javë. Rritni barishtet tuaja në kopsht ose në lavamanin tuaj të kuzhinës. Sillni aromën e natyrës në shtëpinë tuajpërmes boçeve të pishave, frutave, barishteve, gjetheve.
#8 – Kujdesuni për sende që ju kënaqin
Qeramika, librat dhe produktet e cilësisë së mirë konsiderohen të jenë sende shumë komode. Ata të gjithë tregojnë historinë për jetën tuaj dhe shtojnë karakter në shtëpinë tuaj. Kujdesuni për filxhanët tuaj të preferuar të çajit, ata libra që i keni lexuar një mijë herë, por nuk jeni lodhur kurrë dhe atë llambën e vjetër që keni gjetur në atë dyqan të vogël antik .
#9 – Mbani vetëm atë që ju nevojitet dhe doni
Të gjitha gjërat që ju rrethojnë çdo ditë duhet të jenë të dobishme dhe/ose ju bëjnë të lumtur. Të gjitha gjërat e tjera që vërtet nuk ju duhen. Jo vetëm që merr hapësirë të çmuar në shtëpinë tuaj, por gjithashtu ka një efekt në mendjen tuaj. Të heqësh qafe rrëmujën tuaj është një proçes që ka një efekt pastrues në hapësirën tuaj dhe për kokën tuaj njësoj.