Slow living / Një garderobë e këndshme e veshje të rehatshme
Kur bëhet fjalë për modën, jeta e ngadaltë ka të bëjë me mbajtjen e saj në stil casual. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të jeni elegant në të njëjtën kohë. Pavarësisht çfarë angazhimesh ditore a profesionale të kini, para se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të ndiheni rehat në atë që keni veshur. Hidhni një sy sesi gardëroba juaj mund të jetë e rehatshmë, e këndshme dhe funksionale për t’u ndjerë mirë dhe rehat.
#1 – Përzgjidhni veshje të rehatshme
Nëse doni të visheni me stilin e jetesës së ngadaltë, gjithçka ka të bëjë me rehatinë. Shkoni për materiale natyrore, të buta, të ngrohta si pambuku. Nëse kërkoni material më të ashpra atëherë lëshi e lëkura ju bën punë. Rrobat e ngushta sjellin parehati ndaj kujdesuni të gjeni ato veshje që nuk ushtrojnë trysni gjithë kohës trupit. Makiazhi i lehtë dhe një stil flokësh natyral dhe je më in se kurrë për këtë stil jetese. .
#2 – Vishuni për motin e jo modën
Keni dëgjuar ndonjëherë për thënien ‘Mot i keq, veshje e keqe’? Hidhini një sy jashtë dhe vishuni në përputhje me kushtet e motit. Nëse jeni veshur siç duhet, edhe moti më i keq nuk do të jetë edhe aq i keq. Dhe mendoni për atë dush të nxehtë kur të ktheheni në shtëpi! Kur është ftohtë, vishni dorashka, një shall dhe/ose një kapelë. Kur është mot me shi, përdorni një mushama ose një ombrellë. Kur bie borë, vishni çizme bore. Njësoj siç vishni fëmijët tuaj!
#3 – Krijoni një gardërobë-kapsulë
Krijoni një gardërobë minimaliste përmes blerjes së atyre rrobave që zor dalin nga moda. Ngjyrat e tokës, të buta dhe të ngrohta është një tipar shumë i rëndësishëm në përzgjedhjen e veshjeve që zgjatin kohën e qëndrimit në gardërobën tuaj, sipas stinëve.
#4 – Veshjet e pambukut që s’përdoren riciklojini
Përdorni veshjet tuaja si një fillim për pastrimin e shtëpisë tuaj. Sipas Marie Kondo, veshja juaj është një mjet i përsosur për të xixëlluar shtëpinë e nëse doni të heqni qafe të gjitha rrëmujët e saj. Mbani vetëm atë që nevojitet, gjithçka tjetër mund të dhurohet. Ka shumë që kanë nevojë për veshjet tuaja.