Ekonomia e të vegjëlve është e ardhmja
Një nga 100 librat më me ndikim të botuar që nga Lufta e Dytë Botërore’ mbetet libri “Small is beautiful. A study of Economics as if people mattered” (Me qenë i vogël është tejet bukur. Një studim mbi ekonomiksin sikur njerëzit të kishin rëndësinë e duhur). Një libër me një titull të fuqishëm në sfondin të stilit minimalist bojë të bardhë dhe imazhin e vogël të një lendeje.
Ekonomisti i Oksfordit E. F. Schumacher ofron një studim iluminues të sistemit tonë ekonomik dhe qëllimit të tij, duke sfiduar gjendjen aktuale të konsumit të tepruar në shoqërinë tonë. Duke ofruar një mesazh thelbësor për botën moderne që po lufton për të balancuar rritjen ekonomike me koston njerëzore për t’iu qasur globalizimit.
Për Scumacher kjo epokë solli ç’humanizimin e njeriut i cili e gjen veten në kurthin e një sistemi ekonomik që nuk bën tjetër veçse në mënyrë konstante kotrollon jetët e njerëzve të zakonshëm. E ku një nga temat që rrok ky libër është dhe ae që pret që këta të fundit mos sillen më si të tillë por si makineri, vegla. Njerëz që duhen zhveshur nga kënaqësia e punës sepse kështu u shërbejnë më mirë kompanive moderne.
Ideja e të “qenit i vogël” sjell në vëmendje rëndësinë e bashkëveprimit e banorëve të një komunitetit me njëri-tjetrin: një kafene poshtë pallatit e kekë të përgatitr vetë, fermeri që shet direkt te klienti. Aftësia e ndërlides njerëzoreqë që gati po humbim në këtë epokë modëere të një sistemi ekonomik që drejton njeriun drejt kurthit të një lumturie që varësohet veçse nga pasuria materiale.
Shumacher pati vizionin për të parashikuar, se shekulli që po jetojmë më këtë model pati koston e saj dhe aspak të lehtë për cilindo. Të përjetuarit të stresit, depresionit, ankthit e çekuilibrave të shëndetit mendor nuk kursen pothuaj asnjë. Libri është një thirrje e fortë idealizmi ku “të qenit i vogël” është e ardhmja jonë e paqtë me veten, komunitetin dhe botën.