Soda e bukës e dhjetra përdorimet e saj në jetën e përditshme
Soda e bukës ose bikarbonat natriumi është një përbërës që daton 4 milion vite më parë kur liqenet e kripës në të gjithë botën avulluan dhe formuan depozitat “trona”.
Soda e bukës konsiderohet si një produkt me shumë veti. Disa nga përdorimet e saj janë:
Për pickimet nga insektet, kruarjet e lëkurës dhe djegiet nga dielli
Në vend që të përdorni krem mund të aplikoni sodë buke të përzier me pak ujë disa herë në ditë në vendin ku keni pickimin, kruarje ose djegie nga dielli.
Trajton infeksionet e thonjve
Nëse keni infeksion të lehtë në thonj mund të përdorni sodë buke të tretur në ujë.
Për shpëlarjen e gojës
Shpëlarja e gojës me sodë buke ka veti antibakteriale, antimikrobike dhe freskon frymëmarrjen.
Deodorant
Djersa nuk ka aromë por janë bakteret që shkaktojnë aromën e keqe. Soda e bukës eleminon aromën e djersës duke e bërë më pak acide.
Largon aromën e keqe në frigorifer
Aroma e keqe në frigorifer shkaktohet nga ushqimet që fillojnë të prishen nëse vendosni sodë buke mund të shpëtoni nga aroma e keqe.
Pastron ajrin
Jo të gjithë aromatizuesit eliminojnë aromën e keqe. Soda e bukës është një alternativë e sigurt pasi ndërvepron me grimcat e aromës dhe i neutralizon në vend që t’i maskoj.
Zbardh rrobat
Soda e bukës është një mënyrë e lirë për të zbardhur dhe pastruar rrobat pasi largon papastërtit dhe njollat.
Pastrimi i kuzhinës
Mund të largoj njollat e forta dhe eliminimon aromën e keqe.
Eliminon aromën e mbeturinave
Qeskat me mbeturina kanë aromë të keqe që mund të përhapet në kuzhinë dhe në shtëpi. Shkencëtarët zbuluan se shpërndarja e sodës së bukës në pjesën e poshtme të koshave të mbeturinave mund të reduktoj aromën e tyre me 70%.
Larja e frutave dhe perimeve
Shumë njerëz shqetësohen për pesticidet në ushqime. Pesticidet përdoren për të parandaluar dëmtimin nga insektet, mikrobet, brejtësit dhe bari i keq. Nëse i vendosni frutat dhe perimet në një enë me ujë dhe sodë buke është mënyra më efektive për të larguar pesticidet.
Për barin e keq në shtëpi
Mund të përdorni sodë buke si alternativë më të lirë dhe të sigurt sepse ka natrium, e cila krijon një mjedis të ashpër për barin e keq.
Për aromën e keqe të këpucëve
Aroma e keqe e këpucëve është e bezdishme dhe e sikletshme por ju mund të shpëtoni nga ky problem duke vendosur sodë buke në këpucë.
Nga Aleksandra Stambolliu