Standardet e modës së ngadaltë
Duket se moda e ngadaltë po përqafohet nga shumë stilistë të rinj së fundmi. Ata vijnë me krijime e tyre në respekt të natyrës me materialet që përdorin, por jo vetëm. Standartet që një modë e tillë duhet të plotësoj janë tre.
Standarti ekologjik ka të bëjë pikërisht me zgjedhjen e materialeve vendora të prodhuara apo gjendur në komunitet. Kjo në respekt të natyrës dhe shmangjes së transportit. Madje stilistë të modës së ngadaltë shpësh përdorin edhe copa të përdorura më parë.
Standarti etik ka të bëjë me të drejtat e njerëzve të punësuar të cilët krijojnë veshjet duke implementuar standarte të larta të të drejtave të punonjsve dhe paga të ndershme. Gjithashtu ky standard i referohet edhe të drejtat e kafshëve duke krijuar veshje ‘vegane’.
Standarti i qëndrueshmërisë ka të bëjë me përzgjedhjen e copave cilësore që zgjasin në kohë dhe atyre stileve mode në qepje, që zor u del boja.