Statusi dé!
Padyshim se disa zëra janë të vobektë e disa të tjerë të fuqishëm porsi statusi prej nga burojnë.
Kështu gjithë mediat ‘u shqyen’ në artikuj kur Stella Creasy solli foshnjën gjatë një seance parlamentare, vendin ku ushtronte funksionin si deputete.
Privilegji që i lejonte statusi për të sjell në vendin e punës të voglën e saj, patjetër që nuk e kanë të gjitha nënat që anekënd globit detyrohen t’i lënë të vegjël fare një kujdesin e të tjerëve, për të mbajtur një vend pune.
Shtypi shkroi për Sella dhe sakrificën e një nëne që përpos detyrës do duhet të kujdeset dhe për foshnjen. Një mesazh me vend dhe i goditur e që padyshim ka rëndësinë e saj.
Por milliona e miliona gra në mbarë botën u duhet të bejnë shumë herë më shumë sakrifica për për rritjen e fëmijëve dhe mbajtjen e punës, e shtëpisë, mirërritjen e fëmijëve, edukimit të tyre.
Andrrallat e përditshme që hasin gratë e zakonshme, pa privilegj është një çështje që na i mbyll sytë më së miri të gjithëve.
Statusi i di këto punë dhe mediat gjithashtu!/Marcela Tringaj