Stela që sjell vallen e grurit në qeramikë
Ky punim është më i dashuri për Stelën! Aty gjen veten ajo, frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë nga periudha e korrjes së grurit në fshat. E kujton atë si një peridhë hareje e begatije. Stela bashkë me fëmijët e tjerë i duhet të ndihmoj prindërit dhe këtë e bën me qejfin më të madh.
Ky punim në qeramikë ka mevojë për plot shtatë ditë kohë të thahet dhe më pas bëhet limimi dhe lyerja e tyre me bojra të posaçme. Me sfondin ngjyrë kafe të pekur si toka pjellore, është vendosur kalliri i grurit që diellon në ar. Si bereqeti që shpërblen mundin e bujkut.
Janë këto kujtime e plot të tjera nga fëmijëria në fshat që i bëjnë krijimet e saj të veçanta. E në mos qofshin enkas me temën e fshatit e natyrës së tij, dicka patjetër do e lidh me ngjyrat e kujtimeve të fëmijërisë.