Stili i jetesës “Minimalism”

“Minimalismi” lindi si formë arti pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1960 – 1970 dhe filloi të përhapej në arktitekturë, në stilin e jetesës, në literaturë, muzikë, filma, programe kompjuterike dhe dizajne. Pas luftës filluan të krijoheshin objekte të thjeshta dhe funksionale, me qëllim që të gjithë t’i përballonin. Si rezultat doli nga moda dekori i rëndë, filluan dizajne më të thjeshta dhe jetesa u fokusua në thjeshtësinë për të arritur lumturinë.
Në ditët e sotme po vihet re përhapja e jetesës minimaliste, e cila ka si fokus adoptimin e një stili jetese me më pak sende. Më pak sende do të thotë më pak mbingarkesë, më pak sende të padobishme, lehtësi për të gjetur gjërat, më pak hapësirë të rrëmujshme dhe më tepër vend për t’u çlodhur. Të gjitha këto kanë efekt pozitiv në shëndet dhe krijohen hapësira më të qeta dhe funksionale.
Përpara se të bëni blerje është e rëndësishme të kuptoni se çfarë vlere do t’i japin jetës suaj këto objekte dhe a keni vërtet nevojë për to. Duke ngadalësuar konsumin, zvogëloni ndikimin në mjedis. 50% e ndotjes vjen nga aktivitetet industriale dhe prodhuese. Nëse ulni kërkesën për produkte të reja, mjedisit do t’i krijohet mundësia që të pushojë. Minimalismi, ose jetesa me pak gjëra, redukton detyrimet financiare dhe shpenzimet e panevojshme. Filozofia e këtij stili jetese është: redukto gjërat e tepërta dhe fokusohu te përvoja, jo te pasuria.
Nga Aleksandra Stambolliu