Stolat në Itali që mbartin shkrime arbëreshe
Një nismë e bukur është finalizuar së fundmi në katundin arbëresh Greci, ku në hapësirën publike të qytetit janë vendosur “Stolat letrar”, një kënd ku të pasionuarit e letërsisë, dhe jo vetëm mund të ulen për të lexuar një libër. Kjo iniciativë është një homazh për punën e misionarit dhe poetit arbëresh At Leonardo De Martino në “Harpa e një Italo-Shqiptari” dhe shkrimtares Alda Merini në “Në krahët e tu” si dhe eshtë recitali shëtitës krijuar nga artisti Matteo Fratarcangeli, “Komedia Hyjnore në 100 fshatra”.
Greçi është e vetmja qendër arbëreshe në krahinën e Avelinos që e ka ruajtur gjuhën shqipe prej shekujsh. Ky fshat malor është shumë i vjetër, nga shekulli IX qe shkatërruar nga saraçenët; më 1462 u ripopullua nga arbëreshët, të cilët prej kësaj kohe, ndonëse në kushte të rrethimit nga gjuha e kultura e huaj, sërish e ruajtën shqipen dhe zakonet arbërore.
Nga Greçi kanë dalë shkrimtarë, poetë e dramaturgë të njohur arbëreshë, si: Leonardo de Martino, Luixhi Llanda, Xheradi Konforti, Jani de Majo etj.