Stresi, ankthi dhe depresioni – Nga se dallojnë mes tyre dhe terapia që i bën bashkë

Çfarë është stresi?
Stresi është tension emocional ose fizik. Ai është përgjigje ose reagim i trupit ndaj ndryshimeve, të cilat nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë e dëmtojnë shëndetin.
Disa nga shenjat e stresit janë:
- harresë
- dhimbje koke
- mungesë energjie ose fokusi
- lodhje
- probleme me gjumin
- humbje ose shtim në peshë
Çfarë është ankthi?
Ankthi është përgjigje e trupit ndaj stresit, e cila shoqërohet me nivele të larta shqetësimi ose frike. Ai vjen si shkak i kombinimit të faktorëve gjenetikë, mjedisit dhe kimisë së trurit.
Disa nga shenjat e ankthit janë:
- marrje mendësh
- tharje e gojës
- probleme me frymëmarrjen
- shqetësim
- frikë
- mpirje
Çfarë është depresioni?
Depresioni është çrregullim i humorit, trishtimit ose zemërimit. Shkaqet e depresionit vijnë nga trashëgimia, trauma në fëmijëri dhe sëmundjet kronike.
Disa nga shenjat e depresionit janë:
- humbje ose shtim në peshë
- dhimbje trupi
- atak paniku
- izolim dhe mbyllje në vetvete
- mendime vetvrasje
Disa këshilla për stresin, ankthin dhe depresionin:
- bëni ushtrime
- ushqehuni shëndetshëm
- menaxhoni kohën
- qetësohuni dhe flini mjaftueshëm
- kërkoni ndihmën e familjes ose psikologut.
Aleksandra Stambolliu