Studenti që kthen maskat e pandemisë në stola

Shqetësimi i mbetjeve të shkaktuara nga maskat, shumë prej të cilave janë prej polipropileni, e motivuan Haneul Kim student i dizajnit të mobiljeve nga Koreja e Jugut që të gjente një zgjidhje eko-miqësore, duke i shkrirë ato për të bërë stola që ai i quan “Stack and Stack”.
Plastika është e riciklueshme prandaj ai i riciklon maskat duke i dhënë një qëllim të ri. Kim mbledh maskat e përdorura në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Kaywon në qytetin Uiwang. Ai ka mbledhur 10’000 maska të përdorura gjithashtu ka marrë më shumë se 1 ton të dëmtuara nga një fabrikë.
Rezultati i tij janë stola me tre këmbë 45 cm të ricikluara nga maska të bardha, rozë, blu dhe të zeza, të cilat Kim i shfaqi në ekspozitën e tij të diplomimit. Produkti përfundimtar nuk ka nevojë për ngjitës ose ngjyra dhe është bërë vetëm nga maskat e ricikluara, pa materiale shtesë. Kim shpreson të realizoj mobilje të tjera nga maskat e ricikluara. Megjithëse stolat nuk janë ende në shitje, studentët e tjerë janë të impresionuar nga ideja dhe dizajni.
Nga Aleksandra Stambolliu