Suedia me fabrikën më të madhe në botë të riciklimit të plastikës
Fabrika më e madhe e riciklimit të plastikës në botë do të hapet në Suedi, u njoftua këtë javë nga mediat vendase. Firma e cila qëndron pas këtij projekti tha se do të jetë në gjendje të riciklojë të gjitha plastikat e përdorura në familjet e bizneset suedeze, pa prodhuar emetime dhe mbete të tjera nga ky proçes.
Fabrika ‘Site Zero’ me energji të rinovueshme do të ndërtohet në qytetin e Motala dhe do të jetë në gjendje të filloj misionin e tij vetëm në vitin 2023.’ Riciklimi Suedez i Plastikës’quhet emri i projektit i cili do të drejtojë këtë sipërmarrje, e cila do të jetë në gjendje të trajtojë deri në 200,0000 ton paketime plastike në vit. “Po përpiqemi që e gjithë qasja që kemi ndaj përdorimit të plastikës në Suedi t’i përshtatet një cikli ku të mundet të eleminohet 100% plastika e përdorur pa dëmtuar mjedisin”, – u shpreh CEO i firmës, Mattias Philipsson.
Edhe pse riciklimi luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e ndotjes plastike, zgjidhja më efektive është të shmangni prodhimin e sendeve në radhë të parë. Kjo mbetet zgjidhja më natyrale dhe më e mirë.