Rëndësinë e njerëzve të zakonshëm në ekonominë lokale
Është shumë herë më e lehtë të identifikosh problemet sesa të gjesh zgjidhje mbi to. E sidomos kur je në mungesë përvoje dhe njohurie të mirëfillta në ekspertizë të problemeve bëhet edhe më e vështirë zotimi për të sygjeruar me kompetencë. Megjithatë në këtë shkrim të shkurtër, do mundohem të sjell ndërmend logjikën e disa sygjerime modeste sesi ekonomia lokale mund të prosperojë përmes vetpërmbushjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit përmes sipërmarrjeve ekonomike të vetë banorëve të komunitetit.
Kjo nga hulumtimet e mia në interes të çështjes dhe studimet e mia empirike dhe metodës kualitativet të kërkimeve. Këto sygjerime nuk janë sentimentale! Aspak! Këto sygjerime janë prej frymëzimit të tezave të mirëfillta shkencore dhe vijnë nga përvoja e jashtëzakonshme të vendeve që e kanë vendosur në prioritet shvillimin e ekonomisë së tyre përmes zhvillimit të komuniteteve.
Kërkon kohë të gjatë e vullnet të çdëmtohet ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në tre dekadat e fundit dhe gjithë trashëgimnisë në mendësinë kolektive të përvetësuar nga periudha komuniste. Megjithatë nuk është e pamundur të vendosësh një vision të ri në politkbërje që udhëheq reformat në dukje të pavlera e të parëndësishme por mjaft të nevojshme për një epokë tjetër ndyshimi që çdo shqiptar i zakonshëm e ëndërron.
Kësisoj vizioni i zhvillimit të komunitetit sjell nevojën e ndryshimit të mendësinë politike në nivel lokal dhe kombëtar. E gjitha kjo përmes përvojës dhe aktivitetit gjithpërfshirës së një komuniteti në në gjetjen e balancave mes drejtësisë sociale dhe rritjes ekonomike në një sistem zhvillimi të qëndrueshëm edhe për brezat e ardhshëm.
Është e nevojshme të arrihet edhe përmes politikave mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale, për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin. Shpesh aktivitetet e tyre ekonomike janë të bazuara tek përvojat krahinore e rrjedhin nga principi i vetëshërbimit e vetë-përmbushjes së nevojave e mos kapërcimit të tyre si rrjedhojnë e trashëgimit të zakoneve të mira në shfrytëzimin e natyrës e resurseve me kriter.
Rëndom mungesa e vëmendjes për zhvillimin e një komuniteti e sidomos rural, bëjnë një banor të mendoj me të drejtë vendin e të cilit i përket jo një si një mundësi për të shfrytëzuar potencialin e tij por cinikisht perceptohet si një grackë ku e ndjen veten të ligështuar nga mungesa e mundësive. Ndaj është e nevojshme që të shihet se një komunitet nuk është vetëm një grumbull ndërtesash dhe njerëzve pa prespektivë. Zhvillimi i tij arrihet përmes nxitjes së ekonomisë vendore, formalizimit të saj, ku vetë banorët analizojnë se cila janë ato qasje ekonomike që mund të realizohen përmes kapitalit njerëzor, tokes, punës që disponojnë vetë banorët, e me qëllim e vetëm: përmbushjen nevojat vetjake të komunitetit.
Për shembull, si një vend i dalë nga komunizmi është pothuajse e pamundur që t’i ftosh jo vetëm fermerët por edhe prodhuesit e vegjël, në formimin e kooperativave private mes prodhuesve të ngjashëm. Rezistenca për t’u bërë bashkë në cfarëdo lloji bashkkëpunimi qoftë edhe për të mirën e tyre, është më se e kuptueshme. Porse në gjithë këto vite të gjata tranzicioni, politika përçarëse mes banorëve të lokaliteteve ka qenë kurdoherë e pranishme.
Megjithë problematikën që haset vendi ynë, në Shqipërinë rurale ajo çka sëmbon më shumë është vullneti për të kthyer sytë tek njeriu i zakonshëm e sipërmarrjet e tij familjare që prodhojnë të mira ekonomike. Pa përjashtuar asnjë nga kahet politike, të gjithë në mënyrën e tyre kanë dështuar së dhëni forcë dhe njohur e kalitur potencialin e njerëzve të cilët mund ta kthejnë këtë vend në begati. Kjo shpesh si rrjedhojë e mosnjohjes së problemit nga strukturat në detyrë. Shumë herë nga mospërcjellja siç duhet e problematikave nga njerëz të përgjegjës për të identifikuar problemin. Sot Ministria e Bujqësisë mban më shumë juristë se specialistë dhe ekspertë të fushës.
Në fshat, qytezë, komunitet apo qytet ka gjithmonë një elitë vendase që flet në emër të nevojave të këtyre njerëzve. Gjithmonë, ashtu sikur thote dhe Fokuyama, nuk është e qartë nëse këta njerëz, përfaqësojnë interesin e përgjithsëm të këtij komuniteti apo dëshirojnë që halja të ndërtohet pranë shtëpisë së tyre.
Vullneti i politikave të reja të cilat inkurajojnë bashkëpunimet në nivel lokal është padyshim udhëçelësi për prosperim të strukturave rurale dhe vetë sipërmarrjeve aty. Është e nevojshme inkurajimi i lidershipit komunitar. Dhënia e mbështetjes së duhur për t’u hapur rrugë formave të kooperimit në komunitetet lokale e cila është pothuaj inekzistent ashtu sikundër infrastruktura e mirëstrukturuar për marketimin e prodhimeve lokale si dhe lehtësimit së zinxhirit të prodhimit.
Nuk duhen reforma rrënjësore dhe revoulucione: mjafton vetëm t’i jepet rëndësia njerëzve të lënë në harresë dhe në erësirë vëmendjeje. Padyshim janë të vetmit që do mund të ndriçojnë këtë vend siç duhet. Janë politika të thjeshta, të asimilueshme dhe të arrira me pak kosto porse duhet vetëm vullneti i politikave të mira e të bërit njerëzit bashkë, për një qëllim. Për Shqipërinë! – Marcela Tringaj